Autorja shqiptare Blerta Tmava Veselaj ka shënuar një tjetër sukses në rrugëtimin e saj letrar me botimin e librit të ri “Min Okända Hälft” në gjuhën suedeze.
Ky libër është përkthyer nga vepra e saj “Gjysma ime e Panjohur”, duke sjellë krijimtarinë e autores më pranë lexuesve suedezë.
Përkthimi është realizuar nga Sokol Demaku, ndërsa botimi është bërë nga Shtëpia Botuese NË SUEDI.
Kopertina e librit është dizajnuar nga Kushtrim Azemi, duke i dhënë veprës një pamje artistike dhe moderne që pasqyron përmbajtjen e saj.
Në një reagim publik, Blerta Tmava Veselaj ka shprehur mirënjohjen e saj për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij botimi, si dhe për lexuesit që vazhdojnë të mbështesin dhe vlerësojnë krijimtarinë e saj.
Muze Radio i uron autores Blerta Tmava Veselaj suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj letrar dhe shumë lexues për veprën e saj të re.