Ka poezi që nuk lexohen vetëm me sytë, por ndihen me zemër. “Bisedë me time bijë” e autorit Alban Bala është një prej tyre.
Përmes një dialogu të ndjerë mes prindit dhe bijës, poeti na fton të shohim përtej reve, përtej stuhive dhe errësirës, duke na kujtuar se drita, shpresa dhe bukuria e jetës ekzistojnë gjithmonë për ata që dinë t’i kërkojnë me sytë e shpirtit.
Me një gjuhë poetike të pasur në imazhe dhe simbolikë, Alban Bala ndërton një poezi që flet për besimin, dashurinë prindërore dhe fuqinë e buzëqeshjes përballë vështirësive.
Më poshtë ju ftojmë të lexoni poezinë “Bisedë me time bijë”.
BISEDE ME TIME BIJE
Hena e holle sa nje vetull dhe yjet…
Shih madheshtine e nje qielli si ky.
Deti qe kendon me buzet e ndritshme
Te dallgeve qe ikin e vijne.
Bie shi.
Ku jane yjet?
Nuk ka hene.
Ka stuhi.
Hapi syte mire bija ime…
Ka nje vend ne kete bote ku dikush po sheh yjet,
Henen sa nje vetull qe ngre dallge lumturie,
Femije qe vrapojne mbi koder dhe deti
Qe shkruan historine me gjemime.
Mbylli syte. Shih me mire. Pertej reve do gjesh
Cdo gje qe zemra sheh me sy te tjere
Qepallen e drites ngjyre hene dhe yjet,
Kodren dhe rrugen qe fluturon permbi det.
Eja bija ime… Te vrapojme dhe te qeshim…
Kur qeshim jemi njerez te tjere.