Poezia “Jam zonjë e tokave të mia” e autores Arjana Fetahu Gaba vjen si një thirrje e fortë e kujtesës, identitetit dhe dashurisë për tokën e të parëve.
Në vargjet e saj ndihet dhimbja e një populli që nuk harron, malli për Çamërinë dhe krenaria e një gruaje që rikthehet me shpirt në vendin ku rrënjët flasin ende.
Kjo poezi nuk është vetëm një krijim letrar; është një dëshmi emocionale, një zë që kërkon të mos shuhet dhe një kujtesë që kalon brez pas brezi.
Më poshtë ju ftojmë të lexoni poezinë e plotë.
Jam zonjë e tokave te mia!
Kur kalova mbi token time te vjedhur tinzerisht,
Ne trup, se di nga me erdhi nje e nxehte,
Ullinjte gjelberonin deshperuar e qanin,
Nje kenge vaji, sajdisur me dert.
Ne varrin e gjyshit,qe mezi munda ta gjeja,
Nje gjysem guri I trishte nen ulli,
Sikur te ngrihej te shihte gjithçka shkretuar,
Mesiguri do te vdiste perseri.
Dhe une qe jam ketu, erdha pa ftuar,
Ne tokat qe gjysherit lane me gjak,
Ne traret e djegur si je legjende eshte deshira,
E nje populli qe kurre s’mori dot hak.
Mes gjurmeve qe me kot mundohen ti fshehin,
Nje enderr cdo dite lind dhe nje shprese,
Ne lutjet e shpirterve te gjelle e te vdekur ,
Asgje kaq lehte s’mund te vdese.
Erdha te te shoh Çameria ime,
Tumankuqja une nga Shqiperia,
Une s’jam e vetme, por jam aq shume,
Jam zonje, e tokave te mia.
Arjana Fetahu Gaba,
April 22, 2019