Sot po ndez së bashku me ju atë dritë të shpirtit për të cilën kam folur kaq shumë herë.
Atë muzë të padukshme që lind mes fjalëve, poezisë, muzikës dhe ëndrrave që refuzojnë të shuhen.
Sot po marr frymë më thellë, sepse po ndizet shpirti i një ëndrre që më ka shoqëruar për një kohë të gjatë.
Muzë Radio nuk është thjesht radioja ime.
Ajo është shtëpia e fjalës së bukur, e mendimit të lirë, e artit që nuk bën kompromis dhe e njerëzve që ende besojnë se zemra ka zë.
Ndoshta çdo njeri mban brenda vetes një ëndërr që pret momentin e saj për të marrë jetë.
Sot, ëndrra ime po merr zë.
Dhe nuk dua ta jetoj vetëm.
Prandaj ju ftoj të ecim së bashku në këtë rrugëtim, të ndajmë emocionet, mendimet, poezinë, muzikën dhe gjithçka që na bën më njerëzorë.
Mirë se vini në Muzë Radio.
Le ta ndezim së bashku këtë dritë, që të mos jetë vetëm drita e një radioje, por drita e shumë shpirtrave që zgjedhin të frymëzojnë dhe të frymëzohen.
Mirë se erdhët në shtëpinë e ëndrrës sime. Mirë se erdhët në Muzë Radio. ![]()
![]()
Me dashuri,
Evi
Themeluesja dhe Drejtuesja e Muzë Radio